2010-03-08 18:31:06

Turqi: tërmeti shkatërron dy fshatra në lindje, 51 të vdekur


(08.3.2010 RV)Një tërmet i fuqishëm, goditur pjesën lindore të Turqisë, duke shkaktuar 51 vetë të vdekur dhe 74 të plagosur. Ndër viktimat janë edhe katër fëmijë. Epiqendra e tërmetit, me intensitet 6 shkallë Ricther , është regjistruar në ora 4.32 të natës në Anatolinë lindore. Në gjashtë fshatra në këtë rajon janë shkatërruar shtëpitë. Qendra sizmike e Turqisë njoftoi se pas dridhjes kryesor ndodhën edhe 40 dridhje të tjera më të vogla me intensitet deri në 5,5 shkallë. Provinca më e goditur është ajo e Elazigut, ku fshati kurd Okcular e Yukari Demirci janë shkatërruar krejtësisht, me familje të tëra që kanë mbetur nën gërmadha. Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në tri qendra tjera.
Në të njëjtën zonë më 1 shkurt është regjistruar një dridhje tjerë me intensitet prej 4,7 shkallë e tri javë më vonë një tjetër dridhje toke prej 4,3 shkallë që nuk ka shkaktuar viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.