2010-03-08 17:39:06

Ndeshje ndërfetare në Nigeri. Afër 500 viktima e mijëra vetë në ikje


(08.3.2010 RV)Ndeshjet ndëretnike e ndërfetare në Nigeri kanë shkaktuar afër 500 të vrarë, e me mijëra persona kanë janë dëbuar prej shtëpive, afër qytetit Jos. Këtu banorët e tri fshatrave në jug të këtij qyteti thanë se barinjtë lokalë myslimanë sulmuan natën ndërmjet së shtunës e të dielës bujqit e krishterë të etnisë Berom. Kështu njofton ministri i informacionit të qeverisë lokale, Gregory Yenlong. Barinjtë myslimanë hapën zjarr kundër bujqve të krishterë e familjarëve që njerëzit të dilnin nga shtëpitë dhe më pas i sulmuan ata.
Disa shtëpive iu vu zjarri. Në një prej fshatrave pohojnë se numëruan më shumë se 100 viktima të lëna përjashta. Edhe 18 trupa të tjerë u dërguan në një morg në qytetin Jos. Shumica e të vrarëve ishin fëmijë, gra , pleq. Pjesa më e madhe e personave që mbijetuan nga kjo dhunë e tërbuar ka pasur nevojë për mjekime, e afër 200 veta janë shtruar në spitale të Josit , tha Yenlong. Qyteti Jos ka përjetuar 4 incidente të tilla mes myslimanëve dhe të krishterëve gjatë dekadës së fundit. Incidenti më i fundit ndodhi në janar, kur u vranë të paktën 325 veta.







All the contents on this site are copyrighted ©.