2010-03-07 15:13:37

Benedikti XVI: mos i dëgjoni ato mesazhe që nuk çojnë në jetë.


(07.3.2010 RV)Besimtarët duhet të “bëhen misionarë” brenda rrethit shoqëror pas pritur që të “tjerët të sjellin mesazhe tjera, që nuk çojnë në jetë”. Kështu pohoi Benedikti XVI gjatë homelisë së meshës të kremtuar gjatë vizitës papnore në famullinë kishtare të Shën Gjonit të Kryqit, në pjesën veriore të Romës.
Papa vuri theksin mbi “temën themelore” të kësaj “kohe të fortë shpirtërore” të Krezhmëve: “thirrjen për kthimin e jetës sonë sipas vullnetit të Zotit e për të kryer vepra të denja pendese”. Në këtë periudhë të vitit, shpjegoi Ati i Shenjtë, “secili prej nesh është i thirrur prej Zotit të bëj një kthesë apo ndryshim rrënjësor në jetë duke menduar e vepruar sipas Ungjillit, duke përmirësuar mënyrën e lutjes, të veprimit, të punës e të marrëdhënieve tona me tjerët”.
Ati i Shenjtë Racinger u bëri thirrje “familjeve të krishtera” e të “rinjve të dashur” të famullisë kishtare që ta kenë e luajnë një rol më aktiv në kumtimin e Ungjillit. “Mos pritni që të tjerët të vijnë e t’u sjellin mesazhe tjera, që nuk çojnë në jetë - tha Papa -, por ju vet bëhuni misionarë të Krishtit për vëllezërit, aty ku jetojnë, punojnë, studiojnë apo vetëm e kalojnë kohën e lirë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.