2010-03-06 12:46:49

Papa Benedikti XVI në audiencë me vullnetarët e mbrojtjes civile italiane


(06.3.2010 RV)Papa Benedikti XVIpriti sot në audiencë në sallën e Palit VI në Vatikan mbi 8000 vullnetarë të Mbrojtjes civile italiane, së bashku me përfaqësuesit e Zjarrfikësve, të Kryq të Kuq, të Forcave të armatosura, të Forcave të Rendit, të strukturave të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar e të bashkësive shkencore dhe të gjitha strukturave tjera të sistemit kombëtar italian të mbrojtjes civile që kanë vepruar në rajonin Abruzzo, pas tërmetit të 6 prillit të vitit të kaluar.
Pas përshëndetjes që kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso i drejtoi Papës duke e falënderuar përzemërsisht për këtë takim e për fjalët atërore, Ati i Shenjtë Racinger i përshëndeti vullnetarët e ardhur nga të gjitha rajonet italiane.
Papa kujtoi se gjatë vizitës së tij në prillin e vitit të kaluar në Onna e Akuila, vende të dëmtuara nga tërmeti, ka pasur mundësinë të “konstatoi personalisht me angazhimin tuaj për të ndihmuar ata që patën humbur të dashurit e tyre e shtëpitë”. “Më duken të përshtatshme - bijoi Papa fjalët që iu drejtova me atë rast: ‘Të falënderoj për atë që keni bërë e sidomos për dashurinë me të cilën e keni bërë. Ju falënderoj për shembullin që keni dhënë’. E pastaj si të mos i kujtojmë me admirim të gjithë vullnetarët e vullnetaret që kanë garantuar asistencë e siguri turmës së madhe të të rinjve, e jo vetëm atyre, të pranishëm në Ditën Botërore të Rinisë së vitit 2000, apo atyre që erdhën në Romë për përshëndetjen e fundit me Papën Gjon Palin II?”
“Ju - tha Benedikti XVI - jeni shprehja më fisnike e traditës së gjatë të solidaritetit që bazohet mbi bujarinë e përzemërsinë e popullit italian. Vullnetariati i Mbrojtjes Civile është bërë tashmë një fenomen kombëtar, me vlerë e rëndësi për mbarë shoqërinë”.
Pas takimit me Papën, vullnetarët italianë vizituan varrin e Papës Gjon Palit II brenda bazilikës së Shën Pjetrit dhe morën pjesë në kremtimin e Meshës kremtuar nga kardinali Komastri, pranë elterit të Katedrës, brenda Bazilikës së Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.