2010-03-05 16:35:25

Tension SHBA-Turqi pas votës së Kongresit mbi “genocidin” armen


(05.03.2010 RV)Tension ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë për shkak të rezolutës së miratuar dje nga Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Uashingtonit, ku për herë të parë, përkufizohet si “genocid”, masakra e një milion e gjysëm armenëve nga ana e turqve, në vitin 1915. Rezoluta nuk ka karakter ligjor të detyrueshëm, pasi duhet të kalojë për votim në Dhomën e Deputetëve, por shkaktoi protestat e Ankarasë e madje edhe të administratës Obama, e cila nuk dëshiron të keqësojë marrëdhëniet me aleaten e vet në NATO. Turqia thirri menjëherë ambasadorin amerikan për sqarime. Gjithsesi, qeveria e Erdoganit ka pranuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë për të vazhduar dialogun me Jerevanin, por pa pësuar presione nga askush, thekson në një notë.







All the contents on this site are copyrighted ©.