2010-03-05 20:11:08

Liturgjia e Fjalës së dieles së III-të të Kreshmeve “C”


Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës. Kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 3-të të Kohës kishtare të Kreshmeve, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.....RealAudioMP3
Tema e përbashkët e të trija leximeve biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 3-të të Kreshmeve është kthimi shpirtëror, që lind nga zemra e gjenë shprehje, mishërim e pasqyrohet në sjelljet e tona të jetës së përditshme.

Liturgjia e Fjalës Hyjnore e dielës së 3-të të Kreshmeve na përkujton se sa urgjent është kthimi ynë tek Zoti. Sidomos kthimi i mendjes e zemrës drejt Zotit për ta shpëtuar veten tonë dhe botën nga i keqi dhe e keqja, që shkakton mjerim e vuajtje. Zoti e njeh ngadalësimin tonë. Eshtë Zot me durim të pakufijshëm, që vijon të pres kthimin tonë tek Ai.
Në leximin e parë të kësaj së diele, nga Libri i Daljes, Zoti i dëfton, i zbulon Mosiut emërin e vet. E ky emër është një premtim: premtimi i një pranie aktive që liron nga skllavëria e barra e mëkatit.
Në leximin e parë nga Libri i Daljes kemi pjesën që tregon se si Zoti i foli Mosiut nga kaçuba e ndezur flakë, dhe atij i dëftoi (zbuloi) emrin e vet dhe ia besoi misionin e çlirimit të popullit të vet. Në këtë ngjarje e shohim lindjen e Pashkëve. Dihet se Pashkët nuk e kanë zanafillën mbi tokë por në qiell; Pashkët që dmth. kalim linden nga përdëllimi i Zotit që e dëgjoi dhe dëgjon britmën e të shtypurve, që i sheh vuajtjet e tyre dhe vendos të ndërhyjë për çlirimin dhe shpëtimin e tyre.
Për të kuptuar aktualitetin, duhet rilexuar historinë e kaluar. Pikërisht këtë e bën Shën Pali në leximin e dytë të kësaj së diele, në pjesën e letrës së tij drejtuar Korintianëve. Kështu historia e daljes, historia e çlirimit të Izraelit nga robëria e lashtë hedhë dritë në udhën tonë drejt Pashkëve.
Në leximin e dytë të liturgjisë së Fjalës të kësaj së diele nga letra e parë dërguar Korintianëve, shën Pali ngjarjet e daljes apo të ekzodit të hebrenjëve i vështron si qortim e mësim për të krishterët: “Të gjitha këto gjëra iu ndodhën atyre si shembull, e janë shkruar si qortim për ne” ( 1Kr 10,11). Kjo do të thotë se nuk mjafton dalja e shpëtimi fizik, por lypet dalja e shpëtimi shpirtëror; nuk mjafton kalimi nga një vend në vend tjetër, nevojitet kalimi nga një gjendje në gjendje tjetër, nga një mënyrë e të jetuarit në një mënyrë tjetër jetese. Shumë izraelitëve të popullit të zgjedhur nuk i shërbeu asgjë çlirimi e dalja nga robëria Egjiptiane, sepse nuk e kishin realizuar daljen nga vetvetja, nga vullneti i tyre personal, nuk ishin liruar nga vetvetja e tyre për të kaluar te vullneti i Zotit.
Kështu, sipas shën Palit apostull, të krishtërve iu shërben fare pak apo aspak të jenë të pagëzuar e madje edhe të ushqehen me korpin dhe gjakun e Shenjtë të Krishtit ( manna dhe uji), në qoftë se pastaj, sikur ndodhte asokohe në Korint, nuk braktiset mënyrat e vjetër e të mëparshme të të jetuarit në mëkat dhe vijohet në udhën e idhujtarisë e të bestytënisë.
Në leximin e tretë, pjesa Ugjillore marrë nga shën Luka, na tregon rreth informimit të Jezusit për disa lajme lidhur me disa Galileas të cilët janë vrarë me urdhër të Pilatit. Nga komenti që Jezusi i bënë lajmit arrijmë deri tek një mësim shumë i rëndësishëm. Fatkeqësitë nuk janë, sikur mendojnë disa, shenjë dënimi e kastigimi të Zotit ndaj fajtorëve; tek e shumta janë qortim për atë që mbetët gjatë e vazhdojnë të jetojnë.
Ky pra është çelësi i leximit të pjesë ungjillore të kësaj së diele, për të mos e humbur fenë para fatëkeqësive, tragjedive që po ndodhin në çdo skaj të tokës, shpesh ndër popullsitë më të varfëra e të pambrojtura të tokës dhe ndër të pafajshmit si tërmeti në Kili e në Haiti, apo siç dëshmojnë aktet e dhunshme e vrajes në Lindje të Mesme si në Irak, Afganistan, Pakistan e Vende tjera.
Jezusi na ndihmon ta kuptojmë se si duhet të reagojmë kur, në mbrëmje, televizioni na sjell lajme nga kronika e zezë, lajme dhune e tragjedie: e ne reagojmë duke thënë “të mjerët” ata, sa “fatëkeqët” qenkën, në vend që të reflektojmë mbi përkohëshmërinë e paqendrueshmërinë e jetës, mbi nevojën e gatishmërisë sonë në çdo çast e të mos hutohemi e të jipemi në mënyrë të tepëruar pas atyre gjërave që në çdo çast e çdo ditë mund të mugojnë e të mos ekzistojë më.
Arsyeja kryesore për çka fletë pjesa ungjillore e kësaj së diele të 3-të Krezhmeve, është paralajmërimi e qortimi për ne që të përkujdesemi për shpëtimin e jetës shpirtërore, për t’i shpëtuar vdekjes së përjetshme. Ungjilli i kësaj së diele don të na thotë se cili është emri i ri i daljes, i çlirimit dhe i Pashkëve, dmth Pashkët e këthimit të jetës sonë tek gurra e Jetës së vërtetë e të Përjetshme në Zotin. Në kuadrin e kohës së Kreshmeve, fjala “kthim” na përkujton një gjë thelbësore lidhur me shëlbimin e shpirtit tonë: Zoti e realizon 99,9% të shpëtimit, të shëlbimit tonë; mirëpo ka diçka që na takon neve dhe e ne duhet të bëjmë personalisht si shenjë bashkëpunimi me planin shpëtimprurës të Zotit. Shën Agostini thotë: “Zoti që të ka krijuar pa ty, nuk të shëlbon pa ty”!
Në Mesjetë tregohej për një njeri që ishte gati të varej në sheshin kryesor të qytetit, për shkak se nuk e kishte paguar borxhin. Aty pari kalonte rastësisht mbreti. Kur e mori vesh punën se si ishte, e pagoi personalisht pjesën më të madhe të borxhit për ta shpëtuar të dënuarin. Mirëpo mungonte ende edhe një pjesë e borxhit dhe xhelati udhëroi të zbatohej ekzekutimi i dënimit më vdekje të borxhliut. Mbreti para këtij fakti e rriti ofertën e tij e kështu bënë edhe të gjithë ata njerëz që ishin në grupin e përcjellësve të tij, njëri pas tjetërit. Së fundi mungonte vetëm edhe një monedhë, vetëm edhe një euro për ta shlyer plotësisht borxhin e të dënuarit. Xhelati mbetët gjithnjë i vendosur e nuk ndryshon mendimin, sipas tij ekzekutimi duhet zbatuar. Atëherë i dënuari e shtiri dorën në xhepa të vet dhe me nxitim e dëshprim kërkonte ndonjë monedhë nëpër ta e së fundi edhe ai e gjeti një monedhë, e gjeti 1 euroshin. E kështu shpëtoi nga dënimi me vdekje.
Pra, këthimi ynë në rrugën e Zotit nuk është një detyrë e paarritshme, por është i mundëshëm për të gjithë, madje është një e drejtë për çdonjërin. Askush nuk përjashtohet nga mundësia e përmirësimit dhe e ndryshimit. Mesazhi i leximeve biblike të kësaj së diele është ky: se Zoti don të na shpëtoi nga e keqja e nga vdekja për këte edhe na thërret të bashkëpunojmë me Të për ta realizuar shëlbimin tonë dthm. çlirimin e përjetshëm nga i keqi dhe nga vdekja e amshuar.
Liturgjia e Fjalës

Leximi i parë Dal 3, 1-8.13-15

Moisiu është edukuar në shtëpinë e faraonit ku ka takuar idhujt egjiptianë. I larguar në shkretëtirë praktikon besimin e hyjit të nomadëve. Moisiu kërkon Hyjin e vërtetë, dhe Hyji i zbulohet Moisiut mbi malin Sinaj si “Ai që është” dhe i beson misionin të çlirojë Izraelin nga faraoni i Egjiptit. Moisiu zbulon se Hyji i vërtetë është “Hyji me ne” dhe se secili prej nesh është një bashkëpunëtor i Hyjit drejt çlirimit.

Leximi prej Librit të Daljes

Në ato ditë, Moisiu po i kulloste delet e vjehrrit të vet, Jetros, priftit të Madianit. Duke e kullotur grigjën në shkretëtirë, arriti në malin e Hyjit, Horeb. Një engjëll i Zotit iu duk në flakën e zjarrit në midis të një kaçube. Ai pa se kaçuba ishte e ndezur flakë, por nuk digjej. Moisiu mendoi: “Po afrohem të shoh këtë pse nuk digjet.” Kur Zoti e pa se po afrohet për të parë, Hyji e thirri prej kaçube dhe i tha: “Moisi, o Moisi!” Ai përgjigji: “Urdhëro!”
Ai tha: “Mos u afro këtu! Hiqi sandalet prej këmbëve të tua, sepse vendi në të cilin qëndron është tokë e shenjtë!” Dhe shtoi: “Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit.” Atëherë Moisiu e mbuloi fytyrën, sepse nuk kishte guxim të shikojë drejt Hyjit. Zoti i tha: “E pashë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe e dëgjova klithjen e tij për ndihmë për shkak të pashpirtësisë së mbikëqyrsëve të tyre. Dhe duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita për ta çliruar nga duart e egjiptianëve, ta nxjerr nga ai dhe ta çoj në një vend të mirë e të gjerë, në dheun ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, në dheun e Kanaaneut, Heteut, Amoreut, Perezeut, Heveut dhe të Jebuseut. Atëherë Moisiu i tha: “Kur të vij te bijtë e Izraelit t’u them: ‘Hyji i etërve tuaj më dërgoi te ju’. Po nëse më thonë: ‘Si e ka emrin?’; çka do t’u them?” Hyji i tha Moisiut: “UNË JAM AI QË JAM!” Dhe Hyji i tha përsëri Moisiut: “Kështu thuaju bijve të Izraelit: JAHVČ, AI QË ËSHTË, Hyji i etërve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit më dërgoi te ju. Ky është emri im i përhershëm, me këtë emërtim do të kujtohem prej breznie në brezni.
Fjala e Zotit.


Psalmi 103

Zoti ka mëshirë për popullin e vet
----------
Bekoje, shpirti im, Zotin,
dhe krejt qenia ime Emrin e tij të shenjtë.
Bekoje, shpirti im, Zotin,
e mos i harro bamirësitë e tija.
----------
Ai i fal të gjitha fajësitë e tua,
Ai i shëron sëmundjet e tua;
Ai ta shpëton jetën prej varrit,
Ai të kurorëzon me mirësi e dashuri.
----------
Zoti bën veç vepra të mira,
u jep të drejtën atyre që pësojnë padrejtësi.
Synimet e veta ia zbuloi Moisiut,
bijve të Izraelit veprat e veta.
----------
Zoti është i mirë e i mëshirshëm,
i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur. Sepse sa është lartësia e qiellit mbi tokë, aq e madhe është mëshira e tij ndaj atyre që i druajnë.
----------

Leximi i dytë 1 Kor 10, 1-6.10-12

Besëlidhja e Vjetër përmban një histori, e cila që nga fillimi na çon drejt Jezusit dhe përgatit ardhjen e krishtërimit.
Përkujtimi i së shkuarës, siç ndodhi historia e hebrenjve në daljen nga Egjipti, i shërben besimtarit për të kuptuar si të veprojë dhe si t’i përgjigjet mirësisë së Hyjit.
Mes së shkuarës dhe së tashmes ka një vazhdimësi të një plani të njëjtë.

Lexim prej Letrës së parë të shën Palit apostull drejtuar Korintasve

Vëllezër, dua që patjetër ta dini: etërit tanë të gjithë qenë nën re, të gjithë kaluan nëpër det dhe të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim shpirtëror, dhe të gjithë pinë të njëjtën pije shpirtërore: pinin nga qeta shpirtërore që i përcillte: qeta ishte Krishti. Por shumica nuk i pëlqeu Hyjit, mbasi qenë vrarë në shkreti. Të gjitha këto ndodhën si shembull për ne, që ne të mos i lakmojmë së keqes, sikurse i lakmuan ata.
Mos nynykatni si nynykatën disa prej tyre dhe ëngjëlli shfarues i vrau. Të gjitha këto u ndodhën atyre që të shërbejnë si shembull e u shkruan për mësimin tonë, për të cilët arriti mbarimi i kohës. Kush, pra, mendon se qëndron, të ruhet të mos rrëzohet!
Fjala e Zotit.


Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Kthehuni, se Mbretëria e Hyjit është ngjat!
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!


Ì Ungjilli Lk 13, 1-9

Jo vetëm faktet e rëndësishme të jetës së shkuar, por edhe faktet e jetës së përditshme na bëjnë të reflektojmë dhe na ftojnë të kthehemi. Në shëmbëlltyrë, fiku edhe pse plot me gjethe, në realitet konsiderohet i kotë sepse nuk jep fryte.
Por fikut i jepet koha para se të pritet. Në shëmbëlltyrë nënvizohet jo zemërimi i Hyjit, por mirësia e tij.
Feja e Hyjit të vërtetë nuk është themeluar mbi frikën, por mbi dashurinë.


Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukës

Në atë kohë, ia behën disa dhe i treguan çka u kishte ndodhur disa galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me gjakun e flive të tyre.
Jezusi u përgjigji: “A mendoni se këta galileas, që sharruan kështu, qenë mëkatarë më të mëdhenj se të gjithë galileasit tjerë? Unë po ju them: jo! Por, nëse ju nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si ata! A kujtoni se ata të tetëmbëdhjetët, mbi të cilët ra kulla e Siloesë dhe i mbyti, qenë më të mëdhenjtë mëkatarë ndër të gjithë banorët e Jerusalemit? Unë po ju them: jo! Por, nëse ju nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si ata!”
Atëherë u tregoi këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri e kishte një fik të mbjellë në vreshtin e vet. Shkoi, kërkoi fryte në të, por nuk gjeti. Atëherë i tha vreshtarit: ‘Ja, tash tri vjet po vij e po kërkoj frytin e këtij fiku e nuk po e gjej. Preje! Pse ta shfrytëzojë kot tokën?’ Ai i përgjigji: ‘Zotëri, lëre edhe këtë vit që ta mih përreth e t’i qes pleh. Ndoshta në të ardhmën do të japë fryte. Po qe se jo, atëherë do ta presësh’!”
Fjala e Zotit.


Homelia nga don Gjergj Meta
“I mire dhe i meshirshem eshte Zoti, i ngadalshem ne zemerim dhe i madh ne dashuri. Sikurse qielli eshte i larte mbi token, keshtu eshte e madhe dashuria e Tij mbi ata qe ja kane drojen”. Jane fjalet e Psalmit 102 te kesaj te Djele te trete te krezhmeve. Krezhmet jane ditet e faljes dhe te shelbimit. Eshte koha e volitshme per kthimin te Zoti, per kthimin e zemrave dhe te mendjeve. Por eshte nje kohe qe ka nje fillim dhe nje mbarim, pikerisht sepse eshte kohe.
Le te ndjekim me kujdes cfare na paraqesin leximet e kesaj te Djele.
Historia e thirrjes se Moisiut, ne leximin e pare, eshte nje nga castet me kyce te historise se popullit te zgjedhur te Zotit. Hyu ka degjuar klithmen e popullit te tij qe vuante nen zgjedhen e skllaverise se egjiptianeve. Per kete arsye ai therret nje njeri, Moisiun qe t’i prije popullit drejt lirise, drejt tokes se premtuar, ku rrjedh mjalte e qumesht, simbolet e mireqenies shpirterore dhe materiale qe vjen nga Zoti. Leximi i pare eshte i mbushur me simbole qe nuk eshte koha dhe vendi ketu t’i trajtojme, por mund te ndalemi dhe te kundrojme pse-ne e veprimit te Zotit.
Dhe pse-ja gjendet ne besnikerine e Zotit ndaj premtimit te tij, bere Abrahamit, Izakut dhe Jakobit. Ai eshte Zoti i tyre dhe nepermjet tyre i ka premtuar popullit qe do t’i gjendet gjithmone prane, se ai eshte aty i gjalle dhe i pranishem, se ai degjon britmen e atyre qe e therrasin ne ndihme dhe i cliron, qe ai eshte Jahwe. Moisiu na paraqitet si pararendesi i Krishtit. Ashtu sikurse Zoti dergoi Moisiun per te cliruar popullin e tij, ashtu nepermjet Krishtit qe nuk eshte me vetem njeri, por Zoti i bere njeri, Hyu hyn ne historine njerzore dhe merr mbi vete barren e shoqerimit te njeriut ne rrugen e kthimit, ne rrugen drejt tokes se premtuar, mbreterise se qiellit. Kete na e thote shume qarte Shen Pali duke iu drejtuar Korintasve ne leximin e dyte “... etërit tanë të gjithë qenë nën re, të gjithë kaluan nëpër det dhe të gjithë qenë pagëzuar në Moisiun me re e me det dhe të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim shpirtëror, dhe të gjithë pinë të njëjtën pije shpirtërore: pinin nga qeta shpirtërore që i përcillte: qeta ishte Krishti...”.
Atehere Krishti eshte Moisiu i ri, shoqeruesi yne ne kete rrugetim drejt kthimit te zemres kah Zoti. Ai eshte ne te njetetn kohe Moisiu qe udheheq, qe ndermjeteson per ne prane Atit, dhe qengji i patemete me gjakun e te cilit ne jemi lyer si shenje qe Zoti do te na shelboje. Ne ungjillin e Lukes Krishti i fton ata qe e degjojne te shohin shenjat e kohes se volitshme dhe te perfitojne nga koha qe u eshte dhene per te nderruar jete “Nese nuk ktheheni do te perfundoni ne te njeten menyre...”.
Kthimi ka nje kohe te veten. Ne ungjill nepermjet shembelltyres se fikut tregohet, nga njera ane zemergjeresia e Zotit dhe mundesia qe ai u jep njerezve per t’u kthyer, e nga ana tjeter fakti qe kjo kohe eshte e kufizuar. Ne nuk e dime diten as oren kur ai do te vije e keshtu kjo kohe mund te jete kurdohere, sot, tani. Atehere ne jemi te thirrur te rrime zgjuar me dritezat ndezur e te mos abuzojme me dashurine e pafund te Zotit.
Ka nje kohe ne te cilen Zoti deshiron te takohet me ne dhe deshiron te na flase. “Nese degjoni zerin e tij mos e ngurtesoni zemren tuaj...” Keshtu na thote Zoti ne Fjalen e tij. Te dashur miq, historia e shenjterve na tregon sa i madh eshte hiri qe Zoti dergon kur atij i hapet zemra dhe i thuhet po. Nuk eshte sigurisht e lehte, sepse rrjeta te shumta pengojne qe Zoti te hyje ne brendine e jetes tone, mure te shumta qe kemi ndertuar ne vete me egoizmin dhe krenarine tone nuk na lejojne te kapercejme ne livadhin e dashurise se Zotit. Zoti eshte dashuri, na thote shen Gjoni, e kur dashuria troket ne zemer nuk mund t’i thuhet jo.
Zoti nuk na detyron, por e mira jone eshte te ndjekim dashurine, sepse aty eshte shelbimi. Sa mjerim te madh kane zemrat qe nuk dashurojne, zemrat qe kane ndertuar jeten e tyre mbi pushtetin, karrieren, krenine, pasurine dhe nuk shikojne se te gjitha keto jane gjera qe i bren teja, i shkaterron ndryshku, i rrudh kalimi i moshes. E cfare na mbetet pastaj? Sot eshte koha e volitshme qe ne te degjojme zerin e Zotit ne shkreterire e te mos e ngurtesojme zemren tone. Asnje presje, asnje hap nuk i hiqet kesaj shkretetire, por na mban gjalle dhe me shprese premtimi se do te jemi banore te atyre pasurive qe Zoti i ruan per ata qe e druajne, per ata qe degjojne zerin e tij dhe marrin pjese ne gezimin e tij. E shpresa qe ne kemi na thote shen Pali nuk zhgenjen...!
Te dashur vellezer e motra eshte koha e kthimit. Vetem keshtu eshte e mundur te lihet pas e shkuara dhe mekati njehere e pergjithmone. Me zemer te riperterire pashket tona do te jene me te vertete pashke, e djela jone do te jete me te vertete e djele. E rendesishme te dime dhe te jemi te vetedijshem per kohen qe na eshte dhene ne dispozicion. Kur te mbaroje koha cdo njeri i ka dhene vleresimin vetes dhe i ka gjetur vendin vetes. Sigurisht Zoti eshte dashuri dhe meshire e i ngadalshem ne zemerim, por nese ne nuk jetojme kohen tone si pergjigje ndaj kesaj dashurie dhe nuk gjejme rrugen e kthimit, por vazhdojme rrugen e vjeter te mekatit, askush nuk na e ka fajin.
Kthimi nuk eshte perpjekje njerezore. Nuk na duhet te bejme shume perpjekje dhe mundim. Zoti eshte shume afer nesh dhe e ka hedhur ai hapin e pare. Ai po na kerkon, me kembengulje, madje ai behet lypes i zemres tone, i dashurise tone. Ai na lutet qe ne te kthehemi te ai e te shijojme bukurite e pafund te dashurise se tij. Kthimi eshte nje dhurate e Zotit, ne na duhet vetem te hapin deren e zemres dhe te mendjes. Ai eshte mbi kryq dhe thote “kam etje per ty”.
Mos t’ja pengojme rrugen Zotit qe te vije tek ne, qe te shkoje tek te tjeret. Mos t’ja ndalim rrugen me krenarine tone, me ambicien tone per te zevendesuar ate. Nuk eshte kurre mjaft e as vone t’ja hapesh zemren Zotit. Kemi nevoje te gjithe te ecim gjurmeve te tij e te kthehemi. Ne meshtaret qe ndoshta jemi mesuar teper me gjerat e Zotit, me aktivitet dhe iniciativat ne emer te Zotit, por harrojme Zotin. Rregulltaret qe ndoshta bejne shume gjera ne emer te Zotit dhe te varferve, por harrojne shpeshehere qe jane shenje e dashurise se Zotit se pari me jeten e tyre. Te gjithe ne besimtaret qe e kemi Zotin ne goje ne cdo cast, nganjehere vend e pavend, por harrojme qe ai kerkon zemren tone.
Te dashur vellezer motra! Jemi ne zemer te krezhmeve, por kemi ende rruge per te bere. Ta hapin zemren dhe t’i themi Zotit: “Ki meshire per mua o Zot sipas dashurise tende. Me prano ne hirin tend. Kam deshire te kthehem e te ndjej gezimin e diteve kur isha i gezuar me ty, kur ndjeja freskine pranise tende. Me jep o Zot nje zemer te re! Amen”.







All the contents on this site are copyrighted ©.