Pakistan: vazhdojnë luftimet ndërmjet talebanëve dhe ushtrisë së rregullt.
(04.03.2010 RV)Luftime të ashpra sot paradite në Pakistan afër kufirit me Afganistanin.
Afro dyzet talebanë u vranë në dy sulme të ndryshme në provincën e Mohmandit. Kohët
e fundit talebanët i kanë shtuar orvatjet e tyre për ta rrëzuar qeverinë e Ali Zardarit,
qeveri e cila nga ana e vet po i përgjigjet me operacione luftarake terroristëve.