2010-03-04 18:23:43

Lezhë: përkujtohen Atë Daniel Dajani, Atë Xhovani Fausti e seminaristi Mark Çuni në përvjetorin e pushkatimit.


(04.03.2010 RV)Në kishën e Shën Shtjefnit në Blinisht të Lezhës u përkujtuan Atë Daniel Dajani, Atë Xhovani Fausti e seminaristi Mark Çuni në 64-vjetorin e pushkatimit. Kremtimin eukaristik - në praninë e shumë besimtarëve - e kryesuan kryeipeshkvi i Sapës Imzot Lucian Avgustini dhe kryeipeshkvi i Avecanos Imzot Pietro Santorio. Atë Daniel Dajani e Atë Xhovani Fausti, të dy jezuitë u ekzekutuan pas një gjyqi farsë së bashku me Atë Gjon Shllakun, françeskan, me seminaristët Mark Çuni dhe Gjergj Bici e me qytetarin Qerim Sadiku më 4 mars 1946 në Shkodër.
Po, më hollësisht, nga Vau i Dejës, na njofton Violeta MarashiRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.