2010-03-04 18:26:20

Bursa e Athinës në ngritje por në vend vijojnë protestat.


(04.03.2010 RV)Pas shpalljes së masave të marra nga qeveria Papandreu dje për daljen nga kriza, sot Bursa e Athinës hapi në ngritje. Njëra nga këto masa është emetimi i titujve me afat dhjetëvjeçar. Por paketa e masave financiare të ndërmarra nga qeveria greke ka shkaktuar pakënaqësi tek punëtorët. Dy sindikatat kryesore, ajo e nëpunësve të administratës dhe ajo e sektorit privat kanë lajmëruar një grevë për nesër. Nga ana tjetër kryeministri grek Papandreu deklaroi se nëse BE nuk do ta ndihmojë Greqinë nuk mbetet tjetër veçse t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.