2010-03-03 18:30:02

Dy fjalë për ‘Poetin e pianos’, Frédérik Shopen


(03.03.2010 RV)Sot, duke përshëndetur shtegtarët e pranishëm në audiencën e përgjithshme, Benedikti XVI kujtoi kompozitorin e madh polak, Frederik (Fransua) Shopen, në dyqindvjetorin e lindjes. I lindur në Zhelazova Vola të Polonisë më 1 mars 1810, vdiq në Paris, më 17 tetor 1849.
Shopen njihet si një nga përfaqësuesit kryesor të romantizmit, që e pasuroi muzikën me elementet më spikatura klasike, pa harruar ndikimin e fuqishëm që pati mbi krijimtarinë e tij, muzika popullore e vendlindjes.
Po e përmbledhim shkurtimisht jetën e tij, për të cilën janë shkruar disa libra, të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, duke kujtuar edhe se Sheshi para Gardës së Republikës në Tiranë është pagëzuar me emrin “Shopen”.
Më 1871 bëri provat e para për kompozim.
Më 1818 dha koncertin e parë në publik: ishte vetëm 8 vjeç.
Më 1823 nisi studimet për kompozicion me mjeshtrin Elsner.
Më 1826 vijoi studimet në Shkollën e Lartë të Muzikës.
Më 1829 shtegtoi për herë të parë në Vjenë.
Më 1830, për herë të dytë në Vjenë.
Më 1831 arriti në Paris.
Më 1835 u fejua me Maria Vodzhinskën.
Më 1836 takohet me Zhorzh Sand, me të cilën jeton në Maiorka, ku kompozon 24 prelude. Njihet e miqësohet edhe me piktorin e madh, Delakrua, i cili e pikturon disa herë.
Më 1939 rikthehet në Francë e kompozon Sonatën në Si bemol minor.
Më 1845-47 nis e i rëndohet sëmundja e tuberkulozit. Ndahet nga Zhorzh Sand.
Më 1848 shtegton drejt Anglisë e Skocisë
Më 1849 vdes, më 17 tetor Ndërmjet veprave më të njohura të Shopë, po kujtojmë: 59 mazhurka, 27 studime, 24 prelude, 21 nokturne, 19 valcer, 17 polka, 5 variacione, 4 balada, 4 skerci, 4 improvizime, 3 sonata.
Trupi i tij pushon në paqe në varrezën e famshme pariziane Pèr Lachaise, por zemrën ia la dhuratë Polonisë së tij: ajo ruhet në Kishën e Shenjtes Krygjë, në Varshavë.







All the contents on this site are copyrighted ©.