2010-03-02 13:53:45

Pakica katolike në Evropën Juglindore kërkon njohjen e të drejtave


(02.03.2010 RV)Njëzet vjet pas rënies së regjimeve totalitare në vendet e Evropës Juglindore e pavarësisht nga vendosja e demokracisë, mbetet shumë për të bërë në fushën e njohjes së të drejtave të pakicave fetare: kështu shkruhet në dokumentin përfundimtar të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, i cili pasqyron rezultatet e takimit të kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore në Kishinau të Moldavisë. Kujtojmë se mbledhja filloi më 25 shkurt dhe përfundoi të dielën, më 28 shkurt. Në komunikatë thuhet se problemi kryesor i Kishave në këto vende është kthimi ose kompensimi i pronave të sekuestruara nga komunizmi.
Kryeredaktori ynë, don David Gjugja i mori një intervistë ipeshkvit të Sapës, imzot Lucian Avgustinit, i cili përfaqësoi Shqipërinë në këtë takim, në vend të imzot Rrok Mirditës, që nuk mundi të shkojë. Ta dëgjojmëRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.