Kisha franceze shpreh ngushëllimet për viktimat e stuhisë Xinthya
(02.03.2010 RV)Kisha franceze shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat
e stuhisë Xinthya, e cila të shtunën 27 shkurt e të dielën, 28, përfshiu kret bregun
atlantik të vendit, duke shkaktuar së paku 48 të vdekur e rreth 30 të humbur. Kardinali
André Vëngt-Trua, kryeipeshkëv i Parisit dhe president i Konferencës Ipeshkvnore Franceze,
në një deklaratë të botuar sot nga agjensia katolike Sir, thotë se lutet për viktimat
dhe u bën thirrje organizatave katolike të punojnë për të ndihmuar ata, që kanë humbur
çdo gjë. Të dielën, më 7 mars, kardinali do të kremtojë meshën për viktimat e familjet
e tyre në katedralen Notre-Dame të Parisit, në orën 18.30.