2010-03-02 15:45:07

Hapet në Vatikan Takimi mbi Baritorinë e Ciganëve: Kisha e impenjuar në luftën kundër diskriminimeve dhe padrejtësive


(02.03.2010 RV)“Kujdesi i Kishës për ciganët në Evropë: situata dhe perspektiva”: kjo është tema e Takimit të Drejtorëve kombëtarë të Baritorisë së Ciganëve, që filloi sot në Vatikan e do të përfundojë të enjten. Mbledhja, e organizuar nga Këshilli Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe Endacakëve, u hap nga presidenti, imzot Antonio Maria Veliò dhe nga sekretari i dikasterit, imzot Agostino Marketo.
Historia e ciganëve, theksoi imzot Veliò, është plot me persekutime, në të cilat ka faj, drejtpërdrejt ose jo, edhe Kisha, që shpesh ka heshtur. Nga ana tjetër, kemi shembuj të shkëlqyer të krishterësh, që i kanë hapur rrugën një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet ciganëve dhe Kishës. Kohët e fundit, sidomos me rënien e totalitarizmit në Hungari, ku ciganët janë më të organizuar, vërehet një vëmendje e veçantë ndaj tyre edhe nga ana e organizmave evropiane e ndërkombëtare. Kjo dhe puna e Kishave në çdo vend do të kontribuojnë për të zhdukur një herë e përgjithmonë fenomenet dhe aktet e racizmit kundër romëve dhe sintëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.