2010-03-02 17:09:43

Departamenti i Shtetit Amerikan kritikon Kosovën dhe Shqipërinë si vende tranzit për drogën.


(02.03.2010 RV)Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Kosova është vend tranzit për drogën afgane dhe se duhet të zhvillojë një luftë më të ashpër kundër trafikut të lëndëve narkotike. “Ndonëse përpiqet ta luftojë këtë dukuri, prapseprap policia e Kosovës, për shkak të burimeve të kufizuara dhe të pranisë të elementeve të korruptuar në dogana dhe në administratë, nuk është në gjendje të shënojë arritje në këtë drejtim:” thuhet në raport. Po ashtu në lidhje me Shqipërinë raporti thekson se: “Megjithëse qeveria shqiptare e shtyrë nga presionet ndërkombëtare po e lufton më shumë drogën, ajo pengohet nga korrupsioni i lartë i zyrtarëve të rendit.”







All the contents on this site are copyrighted ©.