723 viktima në tërmetin e Kilit. Karitasi ndër të parët për ndihma.
(02.03.2010 RV)Në Kili vazhdojnë dridhjet e tokës. Deri tani ka pasur 100 të
tilla. Sipas bilancit të deritanishëm tërmeti i së shtunës ka shkaktuar 723 viktima,
rreth një milion e gjysmë shtëpi janë dëmtuar dhe shumë zona ende tani janë pa energji,
gaz dhe ujë. Dëmet materiale vlerësohen në 30 miliardë dollarë. Për t’i bërë ballë
situatës Kili ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe shumë vende i janë përgjigjur kësaj
kërkese. Ndër to, deri tani, BE ka dhënë tre milionë euro, ndërsa Japonia tre milionë
dollarë. Po ashtu Karitasi italian, për nevojat e popullisisë së goditur nga tërmeti,
ka dhuruar 100 mijë euro. Gjithashtu edhe Karitasi kilian është mobilizuar tërësisht
për të ndihmuar popullsinë e dëmtuar nga tërmeti.