2010-03-01 12:17:12

Papa kërkon solidaritet për Kilin


(01.03.2010 RV)Lutje për viktimat dhe thirrje që të mos mungojë solidariteti i të gjithëve, në veçanti i organizatave kishtare, për të dëmtuarit nga tërmeti në Kili. Këto ishin fjalët e Papës Benedikti XVI pas Lutjes së Engjëllit të Tënzot. “Mendimi im – tha Ati i Shenjtë – shkon në Kili dhe tek popullsia e dëmtuar nga tërmeti, që ka shkaktuar humbje të shumta në jetë njerëzish dhe dëme të jashtëzakonshme… Jam i sigurtë se nuk do të mungojë solidariteti”.







All the contents on this site are copyrighted ©.