Dom Ndue Bytyci :Shpirti i êm madhnon Zotin! Me gjith fuqijen
qi ka shpirti i êm, Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’êm. Me fuqí të madhe
shpirti i êm â gzue, Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue. Sherbtore Zoti
persè më pá të pervûme, Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume! Njimend
mbi mue të mdhaja punë ka bâ, Zoti i pushtueshem qi êmnin Shêjt e ka. E tí mishrira
brêz mbas brêzit kqyrë, Ata, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë. Pûnoj pûnë
të mdhaja krahi i djathtë i veti, Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti. Te
mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi, Prej së poshtit të vogjlit me dorë të
vet i hypi. Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë, I la të pasnit shprazët,
e me duer thát. Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá, Në pelqim e pati,
në mend mishira i rá. Si u pat premtumun aj te parvet tonë, Abramit të zgiedhun
e fmís tij gjithmonë. Atit, e Birit, Shpirtit Shêjt nji nderë, E tash e së parit
në mot qi të vînë perherë. Dom Ndue Bytyci (Marrë nga revista LEKA)