2010-02-26 17:46:03

Liberi: ndeshje ndërmjet të krishterëve e myslimanëve; digjen kisha e xhami.


(26.02.2010 RV)Marrëdhëniet e të krishterëve me myslimanët në veri të Liberisë, janë një hap larg luftës civile. Vdekja e një studenteje të krishterë në provincën e Lofa-s, u përdor si pretekst për shpërthimin e dhunës. Pak ditë më parë, një vajzë, e quajtur Korpu Kamara, u zhduk pa lënë gjurmë. Dje trupi i saj u gjet, i bërë shoshë nga plumbat. Pas kësaj ngjarjeje, zemërimi i studentëve u ndez aq, sa t’i kallnin flakën xhamisë së Koneanit. Myslimanët iu kundërpërgjigjen, duke u vënë zjarrin disa kishave e një misioni katolik. Policia po përpiqet ta rivendosë kontrollin mbi të gjithë territorin, por një gazetar vendas, Serinus Çefus, pohon se të krishterët nuk mund të dalin nga shtëpinë e tyre, sepse mund të vriten menjëherë.
Kujtojmë se në Liberi dy të pestat e popullsisë, që numëron 3, 3 milionë banorë, janë të krishterë; një e pesta, myslimanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.