Bernar Kushner të dielën fillon misionin zyrtar në Serbi e në Kosovë
(26.2.2010 RV)Ministri i Jashtëm i Francës, Bernar Kushner, nga e diela deri
të martën do të jetë më mision zyrtar në Serbi e në Kosovë. Kushner në Beograd,
do të takohet me Presidentit e Serbisë Tadiq, shefin e diplomacisë Jeremiq dhe zv/kryeministrit
Gjeliq . Vizita zyrtare në Serbi e në Kosovë e Kushnerit ka qëllim të shpreh
“impenjimin francez” drejt perspektivës së integrimit Evropian të dy Vendeve dhe për
një “përmirësim” të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Kështu
njoftoi në Paris zëdhënësi i ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero.
Në qendër të bisedimeve do të jetë bashkëpunmi rajonal si një nga parakushtet kyçe
për vazhdimin e integrimeve evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor,
pra edhe ia i Serbisë e Kosovës.