2010-02-26 15:26:36

Atentate në Kabul në ditën e Muhametit profet, vriten të paktën 17 njerëz


(26.2.2010 RV)Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, dënon atentatin e sotëm në Kabul të talebanëve në qendër të kryeqytetit, afër një qendre tregtare e hoteli Park Residence dhe Sayed Ghafar, nga i cili vdiqën së paku 17 njerëz e 32 të tjerë u plagosën.
Burimet afgane njoftojnë se të paktën atentatët u krye nga autorë vetëvrasës, kamikazë. Ndër viktimat e këtyre atentateve janë edhe dy policë, ndërsa ka edhe të huaj mes të vrarëve dhe të plagosurve.
Dëshmitarët thonë se panë tymin që ngrihej nga kompleksi i dyqaneve dhe se pas shpërthimit dëgjoheshin sirenat. Policia kishte vrarë dy sulmues tjerë vetëvrasës me bombë, që ishin në atë zonë, e cila është e rrethuar nga forcat e sigurisë. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët.
Atentatet ndodhën në ditën e përvjetorit të lindjes së Muhametit profet. Presidenti afgan Karzai tha se këto atentate qe behen ne këtë festë “tregojnë qartë se autorët e tyre janë armiqë të islamit e të popullit afgan” dhe duhen dënuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.