Tadiq: Serbia është asnjanëse. Nuk ka ndërmend të hyjë në NATO.
(25.02.2010 RV)Presidenti serb Boris Tadiq e përjashtoi mundësinë e futjes
së vendit të tij në NATO, dhe ripohoi se Serbia do të mbetet një vend neutral. “Kjo
qeveri nuk ka ndërmend të organizojë ndonjë referendum për hyrjen e vendit në NATO.
Askurrkush nuk ka ndërmend ta ndryshojë rezolutën parlamentare të asnjanësisë ushtarake
dhe askurrkush nuk do ta fusë Serbinë në NATO.” deklaroi presidenti Tadiq në një intervistë
dhënë gazetës “Vreme”. Siç dihet marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s janë
dëmtuar shumë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.