2010-02-25 16:02:00

Shqipëri: Socialistët hyjnë në parlament.


(25.02.2010 RV)Sot deputetët socialistë të Shqipërisë hynë në parlament për herë të parë pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009. Megjithëse bënë betimin ata deklaruan se do të vazhdojnë të bojkotojnë seancat parlamentare nëse shumica parlamentare nuk do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre. Në këtë mënyrë u shmang problemi i madh i skadimit të mandatit të deputetëve kur kalojnë gjatë muaj nga votimet dhe këta nuk paraqiten në detyrë.
Duket se një rol të madh kanë luajtur këtu edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. Vetëm dy ditë më parë zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Evropian Hanes Svoboda deklaroi se i përkrah kërkesat për transparencë të socialistëve shqiptarë por edhe kërkoi që ata të futen në parlament. Po sot socialistët shqiptarë paraqitën edhe një projektligj për miratimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të merret pikërisht me zbardhjen e votimeve të qershorit të 2009.







All the contents on this site are copyrighted ©.