2010-02-25 15:30:20

Ahmadinexhad: Irani dhe Siria gati të përgjigjen nëse Izraeli përsërit e gabimet e kaluara.


(25.02.2010 RV)“Nëse shteti izraelit do t’i përsërisë gabimet e bëra në të kaluarën Siria dhe Irani do të jenë gati t’i përgjigjen”. Kështu deklaroi presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad në një konferencë për shtyp të përbashkët me presidentin sirian Bashar, që u mbajt sot në Damask me rastin e vizitës së tij në Siri. Më tej Ahmadinexhad akuzoi SHBA-ës se po përpiqen të krijojnë një Lindje të Mesme të madhe me një shtet të madh sionist në qendër. Përkundrazi shtoi, presidenti iranian, synimi i Iranit është krijimi i një Lindjeje të Mesme pa sionizëm e pa shtete tirane.”







All the contents on this site are copyrighted ©.