2010-02-25 11:57:44

98 vjetori i botimit të fletëpalosjes “Fiala e T’in’ Zot”.


(25.2.2010 RV)Përkujtojmë sot 98 vjetorin e botimit, në Palermo të Sicilisë, të numrit të parë të fletëpalosjes “Fiala e T’in’ Zot”.
Fiala e T’in’ Zot në ndihmë të besimtarëve që marrmin pjesë në kremtimin e meshës së shenjtë, ka një meritë të jashtëzakonshme: me të nis përpjekja për t’i pajisur të krishterët me fletën e përshtatshme në gjuhën shqipe arbëreshe, që ti ndihmon besimtarët të merrnin pjesë gjallërisht e në mënyrë aktive në kremtimin e Eukaristisë shenjte.
Natyrisht, ishte tepër shpejt të pretendohej shumë për një fletë me leximet biblike: fletëpalosja e parë, që nisi të dilte në fshatin e Arbëreshëve mbi Palermo, pra tek Hora e Arbëreshëve më datën 25 shkurt të vitit 1912, përmbante pra pjesën e Ungjillit të së dielës së parë të Krezhmëve (Jani (Gjoni) 1,44-52), komentin e kësaj pjese ungjillore dhe një fragment nga letra drejtuar Hebrenjve (Hb 11,24-26;32-49).
Si fletëpalosje e sotme, kishte dy fletë, katër faqe. Kryeredaktori i fletëpalosjes ishte Pal Schiroi me bashkëpunëtorët e ngushtë papas Gaetano Petrotën dhe papas Gjergj Dorangrikjen.
Kujtojmë se përpjekjet e para për t'i pajisur besimtarët me fletpalosje të meshës në Shqipëri, do të ishin fryt i penës të Atë Vinçenc Prennushit, i cili nisi ta botonte fletëpalosjen e vet, tri vjet pas mbylljes së fletpalosjes arbëreshe, më 1918, duke e quajtur krijesën e vet njëlloj: "Fjala e Tynzot".







All the contents on this site are copyrighted ©.