2010-02-24 16:47:57

Zhorzh Bernanos, autor i veprës “Ditari i një famullitari fshati”.


(24.02.2010 RV)Zhorzh Bernanos, lindur në Paris, më 20 shkurt 1888, vdekur në Neijy-syr-Senë, më 5 korrik 1948, është një nga shkrimtarët më të njohur francezë të shekullit, kur jetoi e shkroi.
Edhe të bijtë ndoqën rrugën e të jatit. I pari, Mishel Bernanos, u bë shumë i njohur, jo vetëm në Francë. I dyti, Zhan-Lu Bernanos, vdekur më 2003, është autor i jetëshkrimit të të jatit.
 
“Jurnal d’un curé de campagne” (Ditari i një famulltari fshati) botuar në vitin 1936, u vlerësua me Çmimin e madh të Akademisë Franceze (Grand prix dell’ Académie Française). Më pas famullitari i fshatit u bë personazh i filmit, me të njëjtin titull, realizuar nga Robert Bresson (1950).
Në libër janë gjithnjë të pranishme, duke u harmonizuar ndërmjet tyre, dy përshpirtëri: ajo e famullitarit të Arsit e ajo e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, që të dy të shpallur shenjtorë nga Piu XI, në vitin 1925. Ashtu si Shën Gjon Maria Vianej, prifti, protagonist i romanit, digjet i tëri nga zelli i jashtëzakonshëm apostolik, kushtuar plotësisht grigjës, që i është besuar. Për të kaluar nga zelli, në jetë, ecën në gjurmët e Terezës së Krishtit Fëmijë, nga e cila mëson rrugën e ‘foshnjërisë shpirtërore”.
Shprehja ‘Gjithçka është hir’, me të cilën përfundon romani, nuk është e Bernanos, por e Shenjtores së njohur karmelitane. Duhet të kemi parasysh edhe se një pjesë e mirë e reflektimeve, që pasurojnë veprën, frymëzohen nga romani i Ernest Hello “Njeriu” (L’Homme).

Vepra të tjera të Bernanos janë:
Nën diellin e Shejtanit
Krimi
Dialogu i karmelitaneve
Revolucion e liri
Zoti Uin
Mendime, fjalë, profeci
Varrezat e mëdha nën dritën e hënës
Mashtrimi
Gati-gati jeta e Jezusit

 
Për shkrimtarin e madh janë shkruar veprat:
Zhorzh Bernanos, mendime, fjalë, profeci (Paolinet, 1996)
Ftesë për të lexuar Bernanos (Maria A. La Barbera; Botimet Mursia, 1994).
Zhorzh Bernanos. Shkrimi-fjalë i njeriut-libër.
Kumtesat e një simpoziumi, kushtuar shkrimtarit, më 28-29 maj 1998, në Palermo.







All the contents on this site are copyrighted ©.