2010-02-24 16:32:23

Gjykata e Turqisë nge aktakuzën formale kundër 7 ushtarakëve


(24.2.2010 RV)Gjykata turke ka ngritur akuza formale kundër shtatë ushtarakëve të lartë të akuzuar për tentim të rrëzimit të qeverisë së Tayyip Erdogan, me pretendimin se disa vjet më parë kanë komplotuar rrëzimin e qeverisë. Gjykata në Stamboll urdhëroi që të shtatët të mbahen në paraburgim. Rreth 50 komandantë të ushtrisë turke janë arrestuar për komplotin e pretenduar të vitit 2003 dhe po merren në pyetje nga prokurorët.
Arrestimet e tyre kanë rritur tensionin ndërmjet qeverisë pro islamike dhe armatës turke, e cila e sheh veten si mbrojtëse të traditës shekullare e civile të Turqisë. Të martën, gjeneralët dhe admiralët kryesorë u takuan në selinë e shtabit të përgjithshëm për ta diskutuar, siç e quajtën, ‘situatën serioze’.







All the contents on this site are copyrighted ©.