2010-02-24 16:09:00

Ditë pendese në ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve në Vatikan: dyshimet e fesë munden duke luftuar kundër tyre me armën e lutjes.


(24.02.2010 RV)Në ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve, që po jetojnë këtë javë në Vatikan Papa e Kuria Romake, sot ishte një ditë pendestare, në qendër të së cilës, tema e meditimit të tetë “Akti i katërt i historive biblike të thirrjeve: edhe tundimi, dyshimi e kundërshtimi, janë pjesë e historisë sonë (cfr Marku 1-8).
Në bazë të meditimit, fragmenti i shkëputur nga Ungjilli i Shën Lukës : “Jemi përherë mëkatarë e përherë të falur” (cfr Luka 7, 36-50) si dhe Letra e Shën Palit Apostull drejtuar Galatasve (5,1.13-25).
E pastaj teologu salezian, Dom Enriko Dal Kovolo, duke vijuar zhvillimin e temës së dyshimit e të tundimit, paraqiti si shembull figurën e famullitarit të fshatit, protagonist i romanit të famshëm të Zhorzh Bernanos. Kujtojmë se Benedikti XVI i ka kushtuar shumë faqe të magjisterit të tij luftës kundër tundimit e përgjigjeve që i kundërvë feja.







All the contents on this site are copyrighted ©.