2010-02-23 15:59:57

Dita e dytë e Ushtrimeve Shpirtërore të Kuries Romake në Vatikan në praninë e Papës Benediktit të XVI


(23.2.2010 RV)Vazhdojnë Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake në Vatikan në praninë e Papës Benediktit të XVI. Meditimet e këtyre Ushtrimeve Shpirtërore, që filluan të dielën pas dite, mbahen nga teologu salezian, prifti don Enriko Dal Kovolo, mbi temën: “Mësimet e Zotit e të Kishës mbi thirrjen meshtarake”.
Temat e sotme të meditimit qenë këto: “Akti i dytë i historive biblike të thirrjeve të shenjta: përgjigja e njeriut” (krh Mt 7,24-27); “Akti i tretë i historive biblike të thirrjeve: thirrja e Zotit dhe përgjigjia e njeriut janë për mision” (Mt 18); dhe “Medaljoni i dytë meshtarak” i priftit të shenjtë të Arsit”. Po mbi rëndësinë e Ushtrimeve Shpirtërore, sidomos në këtë kohë të krezhmëve, të dëgjojmë mendimin e sekretarit të ri të Federatës italiane për ushtrimet shpirtërore, don Danilo Zanella:
Duhet thënë se Ati i Shenjtë, Benedikti XVI e bashkëpunëtorët e tij janë një shembull për ne meshtarët dhe për popullin e Zotit, se duhet të ndalemi e të reflektojmë për të vazhduan pastaj udhën me një fuqi të re shpirtërore. Ekziston që rreziku për të gjithë është se koha vrapon më shpejt se shpirti ynë e prandaj mund të mbesim pak më të thatë e më zemërftohtë, rrezikojmë të humbim orientimin e jetës. Për këtë jam i bindur se ushtrimet shpirtërore e ndihmojnë njeriut të ecën në rrugën e duhur, atë të Hyjit”.
Tema e Ushtrimeve Shpirtërore e këtij viti në Vatikan është: “Mësimet e Zotit e të Kishës, mbi thirrjen meshtarake”. Një temë jashtëzakonisht aktuale, që përkon me Vitin Meshtarak...
“Më duket zgjidhje shumë e mirë, edhe për arsye se secili prej nesh si besimtarë e ka në zemër një prift, në kuptimin që gjithmonë kemi pas shembuj pozitiv në jetën tonë për t’i thënë po Zotit, duke u frymëzuar pikërisht nga shenjtëria e priftave që na kanë paraprijë në udhën e jetës sipas mësimeve ungjillore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.