Bashkësia katolike e Shkodrës reflekton mbi “Caritas in Veritate” dhe përkujton imzot
Zef Simonin
(23.02.2010 RV)Bashkësia e Shkodrës filloi rrugën e kohës së Krezhmëve me pendesë
e agjërim, por edhe me aktivitete të tjera. Pikërisht në këtë periudhë u mbajt kumtesa
e parë nga katër të tilla, që janë parashikuar për të reflektuar mbi Enciklikën e
Papës Benedikti XVI “Caritas in Veritate”. Ndërkaq, të dielën u përkujtua ipeshkvi
i ndjerë, imzot Zef Simoni, në 1-vjetorin e vdekjes. Më hollësisht, të dëgjojmë
Jolanda Babën nga Shkodra…