2010-02-23 17:05:34

Afganistan: Shtatë të vdekur në një atentat.


(23.2.2010 RV)Afganistani përjetoi sot një tjetër ditë dhune. Në Lashkar, Gah, në provincën e Helmandit sot u vranë shtatë vetë në një atentat me kamikaze. Siç dihet në këtë provincë po zhvillohet prej ditësh një operacion i përbashkët i trupave të ISAF kundër talebanëve.
Pikërisht veprimet luftarake të forcave ndërkombëtare në këtë zonë u vunë nën akuzë dje për vrasjen e 27 civilëve të pafajshëm.
Ndërkaq sipas sitit web “Kashualtiiz. org” numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan dhe Irak të marrë së bashku që nga fillimi i luftës, arriti në një mijë vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.