2010-02-22 16:00:02

Vazhdon në Afganistan operacioni i përbashkët Nato-Kabul


(22.02.2010 RV)Ofensiva e NATO-s në Afganistan është vetëm në fillim e mund të zgjatet edhe më shumë se një vit e gjysëm. Deklarata është e komandatit të forcave amerikane për Lindjen e Mesme, David Petreus. Por ndërsa veprimtaria e shërbimeve të sigurimit ka dhënë rezultate me kapjen e disa krerëve të talebanëve, në terren vazhdon të rritet numri i viktimave civile.
Nga sulmi i NATO-s vriten gabimisht të paktën 33 civilë në Afganistan.Është rritur në 33 numri i të vdekurve nga një sulm ajror i trupave të NATO-së kundër një karvani që transportonte civilë në provincën afganojugore, Uruzgan. Kështu njoftuan burime të qeverisë së Kabulit të cituara nga televizioni ‘al-Arabiya. Të njëjtat burime dënuan sulmin, megjithëse komandanti i trupave të NATO-s pranoi se të dielën u sulmua gabimisht një grup makinash me kryengritës të dyshuar . Komandanti i ISAF it, Stenli Mekristal, i shprehu presidentit afgan, Hamid Karzai, keqardhjen për incidentin tragjik.







All the contents on this site are copyrighted ©.