2010-02-22 15:57:24

Koha e keqe shkakton mëse 40 të vdekur në ishullin portugez të Maderës


(22.02.2010 RV)42 të vdekur, mëse 120 të plagosur e dëme për dhjetra milionë euro. Ishulli portugez i Maderës gjunjëzohet para shirave të rrëmbyeshme të së shtunës së kaluar, që shkatërruan shtëpi e ura. Akoma nuk ka një bilanc përfundimtar, pasi linjat telefonike janë ndërprerë e nuk dihet se kush ka nevojë për ndihmë. Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso deklaroi se Bashkimi Evropian është gati të ndihmojë Portugalinë për të përballuar këtë emergjencë.







All the contents on this site are copyrighted ©.