2010-02-19 17:41:36

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Korrad Konfalonierin.


(19.02.2010 RV)Pajtor i Notos e i Piaçencës (Itali), ku edhe qe lindur në vitin 1290, Korradi e shpenzoi gjithë pasurinë e trashëguar nga familja, për të vënë në vend dëmin që i kishte bërë një pylli në brigjet e Lumit Po, të cilit i pati dhënë zjarr për të trembur egërsirat, në sa kishte dalë për gjah. Gjahu qe pasioni i tij i madh, prandaj edhe njihet si Pajtor i gjahtarëve.
Për pendesë, u nda nga bashkëshortja, Eufrosina, dhe u nis për në Siceli, ku u strehua në një shpellë. Dilte nga shpella vetëm të premten e madhe për të shkuar në kishën më të afërme, atë të Shën Kollit, në Noto, e për t'u lutur. Ndërroi jetë më 19 shkurt të vitit 1351 dhe u varros në të njëjtën Kishë, e cila që nga viti 1844 u ngrit në rang katedraleje.Emri i Shenjtit dëgjohet rrallë ndër shqiptarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.