2010-02-18 18:40:20

Sot përkujtohet i Lumi Angjeliko


(18.02.2010 RV)Sot, përkujtohet i Lumi Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan. Festa e tij na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet asaj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin qiellor e për mësues Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.
I lumi Angjeliko është i famshëm për pikturat, me anë të të cilave edhe sot e kësaj dite ungjillëzon shikuesit. U përpoq të shkrinte parimet e reja të Rilindjes, si ndërtimi i perspektivës dhe vëmendja ndaj figurës njerëzore, me vlerat e vjetra mesjetare, si funksioni didaktik i artit dhe vlera mistike e dritës. Një nga kryeveprat e tij është “Lajmërimi i Zotit”.










All the contents on this site are copyrighted ©.