2010-02-18 18:23:23

Obama priti sot në Uashington Dalai Lamën.


(18.02.2010 RV)U zhvillua sot në Uashington takimi ndërmjet presidentit amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit shpirtëror të tibetanëve Dalai Lama. Javët e kaluara pati shumë reagime nga ana e Kinës, e cila e kundërshtoi hapur e madje edhe e paralajmëroi Uashingtonin të mos takohet me Dalai Lamën sepse e konsideron atë si frymëzues të përpjekjeve për pavarësi të popullit tibetan.
Mbi rëndësinë e këtij takimi në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Guido Saramani, docent i historisë së Kinës pranë universitetit Kà Foskari në Venecia:RealAudioMP3

Përgjigje: Qëndrimi kinez mbi çështjen e Dalai Lamës dhe të Tibetit hyn në kategoritë e atyre gjërave të zakonshme që janë pohuar dhe ripohuar shumë herë me radhë nga pala kineze, dhe është quajtur si “ndërhyrje në punët e brendshme”. Natyrisht është e vështirë të ndash takimin, aspektin kulturor dhe shpirtëror, – gjë që besoj se askush nuk ia mohon Dalai Lamës – nga aspekti politik, nga efekti politik që ky takim ka.

Pyetje: Marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Kinës këto javët e fundit kanë pasur tensione të shumta, fillimisht për çështjen e Google-it, pastaj për shitjen e armëve amerikane Tajvanit e në fund për çështjen bërthamore iraniane. Në ç’mënyrë mund të afrohen me njëri-tjetrin këto vende?

Përgjigje: Kohët e fundit po lexoja mendimet e disa studjuesve kinezë dhe amerikanë me qëndrime të ndryshme. Mendoj se ndoshta ka nevojë për atë që propozojnë këta studjues kinezë dhe amerikanë, pra, për një lloj takimi të nivelit të lartë, për marrjen e një qëndrimi të ri, për formimin e një suaze të re që ndoshta është ajo e ravijëzuar në vitet ’70-’80 kur u vërejtën edhe reagimet e para filoamerikane, suazë kjo që nuk është më e mjaftueshme për t’i bërë ballë të gjitha problemeve të vjetra e të reja që po kalojnë këto dy vende.







All the contents on this site are copyrighted ©.