2010-02-18 18:24:06

Liria fetare në Algjeri: rritet shqetësimi i të krishterëve.


(18.02.2010 RV)Rritet shqetësimi i bashkësive të krishtera në Algjeri për lirinë fetare. Për këtë u bisedua gjatë një kuvendi zhvilluar kohët e fundit në kryeqytetin Algjèri me pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve fetarë dhe politikë.
Në qendër të takimit ishte ligji mbi kultet featere që ka hyrë në fuqi në vitin 2006 sipas të cilit, fetë që nuk janë islamike duhet t’i kremtojnë ritet e veta në hapësira që njihen zyrtarisht. Pikërisht për shkak të këtij ligji në vitin 2007 u arrestua një meshtar francez sepse kishte zhvilluar një takim me të rinj emigrantë nga zona subsahariane. Sidoqoftë sqarimi i ministrit të Punëve fetare Bubdallah Glamallah se Algjeria i garanton të gjitha bashkësive fetare ushtrimin e lirë të fesë në vendet e caktuara për këtë punë sipas normave të ligjit të 2006, duket se nuk i ka qetësuar aspak të krishterët. Ata janë të shqetësuar veçanërisht tani pas një sulmi kundër një kishe protestante, e cila u plaçkit dhe u dogj. Të krishterët në Algjeri, katolikë e protestantë së bashku përbëjnë më pak se 1 përqind të popullit algjerian, 99 përqind e të cilit janë myslimanë. Po çfarë parashikon ligji i vitit 2006?
Të dëgjojmë kryeipeshkvin e Algjerisë imzot Galeb Bader:RealAudioMP3

Përgjigje: Ky ligj na detyron të mbyllemi në kishat tona. Nuk kemi liri të jetojmë normalisht dhe t’i zhvillojmë lirisht kremtimet tona. Qysh më përpara 2006 e ushtronim kultin tonë pa ndonjë ligj, dhe pa pasur ndonjë shkelje nga ana e kishës. Sidoqoftë nuk duam të jetojmë nën kërcënimin, fjala vjen, se një grup të rinjsh që dalin e ndalen për t’u lutur nën një pemë, nuk duam pra që kjo gjë të quhet krim! Përveç tjerash ky ligj i 2006-ës ka të bëjë edhe me ndërtimin e kishave që mund të kryhet vetëm me autorizimin e autoriteteve algjeriane. Kjo, në vetvete nuk është diçka e rëndë por mund të kalojnë vite e vite pa marrë një përgjigje e atëherë kjo gjë bëhet problematike.







All the contents on this site are copyrighted ©.