2010-02-18 18:23:51

Katër të krishterë vrarë në Irak brenda tri ditëve.


(18.02.2010 RV)Vazhdon panderprerje masakra e të krishterëve në Mosul, në veri të Irakut. dje u shënua viktima e katërt në tri ditë. Burimet vendore të policisë, cituar nga Azianjuz, pohuan gjetjen e trupit të pajetë të Visam Xhorxhit të grirë nga plumbat. Viktima u gjet në lagjen rezidenciale Vada Al-ajn, e njëjta lagje ku disa muaj më parë u godit kisha Kaldee. sipas burimeve lokale trupi i viktimës kishte shumë shenja plumbash. Visam Xhorxh, 20 vjeç po studionte për t’u bërë mësues. Çdo gjurmë e tija kishte humbur në mëngjesin e ditës kur u vra, ndërsa po shkonte në Madida, në zonën perëndimore të Mosulit ku po frekuentonte një shkollë formimi për mësues. Të krishterët e Mosulit thonë: “Kjo është e Premtja jonë e Madhe dhe duket e pafund. Na kanë braktisur të gjithë dhe duket se qyteti ynë është mësuar me këtë tragjedi.”







All the contents on this site are copyrighted ©.