2010-02-17 16:37:59

SHBA: centrale bërthamore për të zvogëluar ndikimin mbi ambientin


(17.02.2010 RV)Presidenti amerikan Barak Obama lajmëroi se SHBA-të do të ndërtojnë nëntë centrale të reja bërthamore për të zvogëluar emetimin e gazeve serë. Në këtë mënyrë, do të reduktohet edhe ndikimi që ka për ambientin, prodhimi i energjisë. Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë ka ndërmend të nxisë prodhimin e energjisë nga era dhe nga dielli. “Nëse nuk do të investojmë në këto teknologji sot – tha Obama gjatë vizitës në një qendër kërkimore për teknologjitë e pastra të prodhimit të energjisë – nesër do të na duhet t’i importojmë”. Dy reaktorët e parë do të investohen me 8 miliard dollarë. Krejt programi do të sigurojë energji elektrike për 1 milion e 400 mijë vetë. SHBA-të i kthehen energjisë bërthamore, pasi e ndaluan atë për 30 vjet me radhë.







All the contents on this site are copyrighted ©.