2010-02-17 16:37:50

Irak: vritet një student i krishterë në Mosul


(17.02.2010 RV)Akoma derdhet gjak i krishterë në Mosul, në veri të Irakut. Sot paradite një grup i armatosur vrau një student universitar dhe plagosi një mikun e tij. Sulmi ishte i qëllimshëm dhe vjen menjëherë pas atentatit kundër dy tregtarëve e pas rrëmbimit të një personi tjetër më 13 shkurt. Burime të krishtera në Mosul flasin për atmosferë paniku ndërmjet besimtarëve, shumë prej të cilëve kanë mbyllur dyqanet e nuk dalin më nga shtëpitë. Shumë të tjerë largohen nga qyteti drejt fshatrave të Ninives. Sipas vëzhguesve, këto sulme lidhen me një projekt politik të pashpallur për t’i çuar të krishterët në një zonë të kufizuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.