2010-02-17 16:38:09

Indi: kisha e sulmuar nga ekstremistët hinduistë kuron falas të varfërit


(17.02.2010 RV)T’i përgjigjesh së keqes me të mirën. Kjo është fryma me të cilën bashkësia katolike e Kishës së Mrekullive në Mangalore, India jugperëndimore, ka filluar një fushatë ndihme mjekësore falas për popullsinë, shumica e së cilës është hinduiste. Objekt i kurimit janë sidomos shtresat më të varfëra, të cilëve katolikët u shërbejnë pa dallim kaste, race, gjuhe, feje apo gjendjeje shoqërore.
Në vitin 2008, kjo famulli u sulmua nga ekstremistët hindu, në valën e urrejtjes që përfshiu sidomos shtetin indian të Orisës, por edhe atë të Karnatakës, ku ndodhet Mangalore.







All the contents on this site are copyrighted ©.