Sot më 16 shkurt kalendari Kishtar përkujtoi Shën Julien e Nikomedisë, martire
(16.2.2010 RV)Julia lindi rreth vitit 285 në Nikomedi, sot Izmir, në Turqi.
Ishte e vetmja e krishterë në familje. I ati adhuronte me zell të madh hyjnitë pagane,
ndërsa e ëma ndiqte të shoqin. Sapo i kishte mbushur 9 vjetët, familja e fejoi me
prefektin e qytetit, një pagan me emrin Eleuzio. Sipas marrëveshjes ndërmjet
dy familjeve, martesa do të bëhej sapo Julia të mbushte 18 vjet. Por ku vasha e mbushi
moshën e martesës, u tha prindërve se do ta pranonte burrin që kishin zgjedhur për
të, vetëm në se ai do të pagëzohej. I tërbuar nga ky ndryshim i paparashikuar i planeve,
Eleuzio e paditi të fejuarën si e krishterë praktikante. Julien e burgosën dhe e dënuam
me vdekje. Po ajo nuk hoqi dorë nga feja e saj. Iu pre koka në kohën e Masimianit.
Ikonografia shpesh herë vendos pranë saj një djall, që e tundon. Por nuk mungojnë
edhe ikonat, të cilat e paraqesin gjatë torturave që iu desh të pësonte sa qe gjallë
për t’i qëndruar besnike Krishtit. Paraqitet kryesisht e varur për flokësh ose duke
u djegur ndërmjet flakëve.