2010-02-15 18:55:54

SHBA-të: Irani drejt diktaturës ushtarake


(15.02.2010 RV)SHBA-të nxisin Kombet e Bashkuara për sanksione të reja kundër Iranit, nga shkaku i programit bërthamor, që Teherani vazhdon ta zhvillojë. Gjithsesi, Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton zgjidhjen e krizës përmes bisedimeve. Irani po studion një propozim të ri, paraqitur pikërisht nga SHBA-të, Rusia dhe Franca për pasurimin e uraniumit të tij jashtë vendit. Franca sqaroi megjithatë se ky propozim nuk është i ndryshëm nga ai i nëntorit, që Teherani e hodhi poshtë. Sipas sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, Irani po shndërrohet në një diktaturë ushtarake, por tani për tani nuk parashikohet ndërhyrje amerikane kundër vendit të ajatollahëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.