2010-02-14 07:24:06

Vizitat ‘ad Limina Apostolorum’ të ipeshkvijve të vendeve të ndryshme në Vatikan


(14.02.2010 RV)Fillon nesër takimi i Papës me ipeshkvijtë e Konferencës ipeshkvnore irlandeze, në Romë për vizitën e tyre ‘ad Limina’.
Takimi i ipeshkvijve irlandezë me Benediktin XVI, pason atë me ipeshkvijtë rumunë, që përfundoi të premten e kaluar.
Në takimin e përfundmitar me prelatët e Rumanisë, Ati i Shenjtë theksoi kryesisht nevojën e vlerësimit të rrënjëve të krishtera të Evropës dhe të dialogut ndërmjet katolikëve e ortodoksëve të Rumanisë. Duke u kthyer në të kaluarën, kujtoi me nderim të thellë qëndrimin heroik të bashkësisë së krishterë të Rumanisë e të Republikës së Moldovës, që në kohën e persekutimit mbetën të lidhura ngushtë me Krishtin e me Kishën dhe e ruajtën të paprekur fenë. Gjithsesi – vërejti Ati i Shenjtë - edhe në Rumani nuk mungojnë kurthet e pusitë e shoqërisë së shekullarizuar e të çorientuar, që rrezikojnë sidomos familjen.
Porosia e fundit, tejet e rëndësishme, e Papës, me vlerë aktuale për të gjitha Kishat vendase: të ruhet trashëgimia e fesë, duke e parë si një nga detyrat më të rëndësishme të Kishës e, sidomos, të ipeshkvijve.







All the contents on this site are copyrighted ©.