Imzot Milore mbron të drejtën e punës pranë OKB-së
(14.02.2010 RV)Të mbrohet punësimi i plotë e të luftohet kundër varfërisë.
Këtë thirrje bëri këto ditë përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, imzot Çelestino
Miliore, në një fjalim, botuar në faqet e “L’Ossevatore Romano”. Zhvillimi dhe integrimi
shoqëror kanë të bëjnë në radhë të parë me marrëdhëniet njerëzore – nënvizon imzot
Miliore – i cili fton të investohet në fushën e ndihmës mjekësore, të shkollimit,
të kulturës, duke ndihmuar kështu për zhvillimin afatgjatë.