2010-02-12 17:01:03

Sot pasdite Benedikti XVI vizitoi Seminarin e Madh Romak


(12.02.2010 RV)Siç ndodh çdo vit në festën e pajtores së Institutit, Zojës së Besimit, që do të kremtohet nesër – Papa u takua me seminaristët dhe u ndalua për darkë me ta. Sivjet në takim ishin të pranishëm edhe studentët e seminareve të tjera të kryeqytetit.
Kujtojmë se Seminari i Madh Romak është seminar dioqezan, që pranon edhe studentë të dioqezave të tjera, të cilët më pas rikthehen në dioqezat tyre për të kryer shërbimin meshtarak. Në këtë çast numëron 85 nxënës, nga të cilët, 28 janë të dioqezës së Romës, 21 të dioqezave të tjera italiane e 14, të huaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.