Më 19 shkurt, në praninë e Papës, do të mblidhet Koncistori për Shenjtërimin e gjashtë
të lumëve.
(12.02.2010 RV)Benedikti XVI thirri për datën 19 shkurt, në orën 11, Koncistorin
e zakonshëm publik për shenjtërimin e gjashtë të Lumëve. Janë: meshtari Stanislau
Soltis, i Kanonikëve Regulltarë Lateranens; rregulltari Andre Beset, i
Kongregatës së Shenjtes Krygjë; themeluesja e Kongregatës së Bijave të Jezusit, Kandida
Maria de Hesus Cipitria i Barriola; Maria e Kryqit Mëklop, themeluese e
Kongregatës së Motrave të Shën Jozefit të Zemrës së Krishtit; Julia Salxano,
themeluese e MotraveKatekiste të Zemrës së Krishtit dhe Batista Varano,
rregulltare e Urdhërit të Shën Kjarës.