2010-02-11 15:08:47

U hap në Vatikan Konferenca 16 e Akademisë Papnore për Jetën me temë “Bioetika dhe ligji natyror.”


(10.02.2010 RV)U hap sot pasdite në Vatikan Konferenca 16 e Akademisë Papnore për Jetën me temë “Bioetika dhe ligji natyror”. Punimet i çeli kryetari i këtij dikasteri vatikanas, Imzot Rino Fizikela. Të shtunën e ardhshme pjesëmarrësit në sesion do të priten nga vetë Benedikti XVI. Po, mbi synimet e kësaj konference në mikrofonin tonë të dëgjojmë vetë imzot Fizikelën:

Përgjigje: Së bashku do të përpiqemi të diskutojmë, jo vetëm për kompetencat e ndryshme, por edhe për qëndrimet e ndryshme që kemi, por duke kërkuar ama, që, përpara temave të mëdha që bioetika na imponon të gjejmë një emërues të përbashkët që është i pranishëm në ligjin natyror, dhe që, sikurse e ka përmendur shumë herë Ati i Shenjtë Benedikti XVI, nuk është një shpikje e Kishës Katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.