Berisha: Taske Force për kërkimin e të viktimave të regjimit komunist. Në mikrofonin
e RV flet deputetja Mesila Doda
(10.2.2010 RV)Këshilli i Ministrave
do të miratojë në mbledhjen e ardhshme ngritjen e një Taske Force për kërkimin e eshtrave
të personave që u ekzekutuan nga regjimi komunist. Në mbledhjen e sotme të
Qeverisë, Kryeministri Berisha informoi mediat mbi këtë vendim të rëndësishëm, ndërsa
theksoi se Taske Forca do të merret me kërkimin dhe gjetjen e trupave të burrave dhe
grave, intelektualëve dhe punonjësve, qytetarëve të këtij vendi që u ekzekutuan barbarisht
nga regjimi i Enver Hoxhës, vetëm sepse besonin te fjala e lirë, te Zoti, tek vendi
i tyre, pra në vlera sa hyjnore aq edhe njerëzore". Kryeministri kërkoi që
Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të përgatisin vendimin që përcakton
procedurat e ngritjes së kësaj Taske Force dhe ta sjellin atë në qeveri.
Tre ditë më parë (7 shkurt), në afërsi të komunës Linzë, pranë malit të Dajtit (Tiranë),
u zbulua një varr masiv ku u gjetën eshtrat e 19 personave, që mendohet se janë viktima
të krimeve të diktaturës komuniste. Eshtrat u gjetën në sajë të kërkimeve
të djalit të njërit prej atyre qindra të dënuarve nga diktatura, të cilëve regjimi
komunist u mohoi edhe të drejtën për të pasur një varr. Mbi këtë ngjarja të
dëgjojmë pjesë e parë të intervistës sonë me deputeten e Partisë Demokratike, Mesila
Doda......