(10.02.2010 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI priti
një delegacion të Kishës evangjelike luterane të Amerikës. Papa kujtoi posaçërisht
rezultatet e arritura deri tani në dialogun ndërmjet katolikëve e luteranëve, duke
uruar të bëhen hapa të reja përpara në rrugën drejt bashkimit të plotë e të dukshëm
të të krishterëve.