2010-02-09 16:03:45

Simpozium mbi ekumenizmin. Teologu metodist Uejnrajt: është i nevojshëm një minister universal që t’i bashkojë të krishterët.


(08.2.2010 RV)RealAudioMP3 U hap dje në Romë, pranë Këshillit Papnor për Promovimin e Bashkimit të të Krishterëve, një Simpozium treditor mbi ekumenizmin. Marrin pjesë përfaqësuesit katolikë, luteranë, anglikanë, të reformuarit dhe metodistët.
Simpoziumi merr shkas nga libri i kardinalit Valter Kasper mbi “vjeljen e fryteve” të 40 viteve dialog ekumenik. Kryetari i dikasterit vatikanas për bashkimin uroi dje që të krishterët të shohin gjithnjë e më tepër atë që i bashkon, në mënyrë që t’i japin botës një dëshmi të përbashkët. Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet teologu metodist Xhefri Uejnrajt, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar për dialogun katoliko-metodist. Ta dëgjojmë:
 
Përgjigje: Zbuluam se ç’kemi me të vërtetë të përbashkët në çështjet kryesore të besimit të krishterë. Për shembull, metodizmi ka qenë historikisht një lëvizje misionare dhe ne e kuptojmë fare mirë këtë aspekt apostolik të Kishës Katolike.
 
Pyetje: Cilat janë vështirësitë kryesore që keni hasur?

Përgjigje: Disa prej çështjeve historike tradicionale që kanë të bëjnë me Eukaristinë apo me ministerin meshtarak. Çështja më e vështirë, sidoqoftë, mbetet ajo e Papatit, ministeri i Pjetrit. Sigurisht, pjesa më e madhe e protestantëve ka vështirësi për pohimin dhe pranimin e pagabueshmërisë dhe të autoritetit të Papës. Për mua, gjëja më premtuese është që gjithë kjo të pranohet, sepse nuk shoh ndonjë gjë tjetër që mund bashkojë të krishterët., duke pasur parasysh se kemi një mori besojmash nëpër botë, në një kohë kur besimi sa vjen e rritet në Afrikë dhe në Azi. Kemi nevojë për një Minister universal që të na bashkojë. Një nga gjërat më të mira që kam vënë re në marrëdhëniet ekumenike është pikërisht enciklika “Ut Unum Sint” e Gjon Palit II, një enciklikë kjo që është e hapur përsa i përket kërkimit të rrugëve të reja nëpërmjet të cilave Ipeshkvi i Romës të ushtrojë Ministerin e tij tradicional. Mendoj se duhet të përqendrohemi tek kjo gjë. Historikisht kjo gjë është shumë e vështirë, por them se duke parë nga e ardhmja mendoj se kjo është gjëja më premtuese që mund të presim.

Pyetje: Ajo enciklikë ka dalë 15 vjet më parë. A ka pasur ndërkaq përgjigje shpresëdhënëse?

Përgjigje: Po ka pasur disa përgjigje pozitive. Unë jamë zhgënjyer për një gjë, se dialogu për Ati i Shenjtë kishte kërkuar nuk ka filluar asnjëherë në mënyrën që kishte parashikuar ai. Gjon Pali II e quante “një dialog i apasionuar dhe vëllazëror”.







All the contents on this site are copyrighted ©.